Pakistan – Të paktën tetë të vdekur nga sulmet ajrore

Të paktën tetë persona humbën jetën sot nga sulmet ajrore në veriperëndim të Pakistanit, në kufi me Afganistanin, bënë të ditur burime zyrtare vendase.

“Sulmet ajrore kishin si shënjestër rajonin Babar Ghar në jug të Veziristanit, në kufi me Afganistanin”, theksuan burimet mediatike vendase.

“Të paktën tetë persona humbën jetën nga sulmet ajrore dhe disa të tjerë u plagosën”, shtuan burimet zyrtare pakistaneze.

Artikulli paraprakEsad mban fjalim për herë të parë, në gjithë vendin përleshje dhe akte dhune
Artikulli vijuesZharku ndodhet në Suedi