Zharku ndodhet në Suedi

I arratisuri Xhabir Zharku ndodhet në Malmo të Suedisë.

Ai është parë së bashku me vëllanë e tij Skenderin me dy gra dhe dy fëmijë në vendin Nydala Loopis Marknada.
Gazeta “Bota Sot” raporton se Zharku është parë në Malmo më 5 janar, aty rreth orës 10.30.

“Pas atij momenti ata janë parë duke hipur në një makinë mercedes të bardhë. Nga ky vend ata janë parë duke shkuar në periferi të Malomos në Suedi në vilën e vëllait të tij Skender Zharkut”, i ka thënë një burim gazetës.

Ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut u dënua me tre vjet burg nga gjykata në Prishtinë për disa vepra penale të pasluftës.kohaislame

Artikulli paraprakPakistan – Të paktën tetë të vdekur nga sulmet ajrore
Artikulli vijuesPremtohen investime dhe shërbime më efikase në QKUK