Ministri i Punëve të Jashtme të Palestinës, Rijad el-Maliki bëri thirrje që ti jepet fund pushtimit të tokave palestineze nga Izraeli, raporton Anadolu Agency (AA).
“T’i shfrytëzojmë iniciativat në nivel ministror dhe të mobilizohemi duke e shfrytëzuar platformën e koalicionit për mbështetjen e Palestinës dhe sa më shpejtë të organizojmë një forum apo konferencë për mbështetje”, deklaroi el-Maliki.
Ministri i jashtëm palestinez Maliki, iu drejtua pjesëmarrësve në seancën “Shtetet Anëtare dhe Partnerët” në Samitin Botëror Humanitar që po mbahet në Stamboll të Turqisë, duke e shprehur nevojën për mbështetjen e projekteve dhe aktiviteteve për ndihmë humanitare.
“Ne jemi të gatshëm t’ua hapim dyert mijëra refugjatëve. Dera jonë për refugjatët në rajonin tonë është e hapur. Megjithatë, Izraeli deri më tani nuk e ka pranuar këtë kërkesë tonën”, tha ai.