Flini para provimeve, mos mësoni gjatë natës

Shumë studentë rrinë zgjuar net me radhë për t’u përgatitur për provime, por hulumtuesit amerikanë thonë që gjumi i mirë i natës mund të jetë një ide më e mirë.

Dr. Philip Alapat, drejtor i Harris Health Sleep Disorders Center dhe asistent në Baylor College of Medicine, u rekomandon studentëve që të studiojnë gjatë gjithë semestrave, që të mësojnë gjatë orëve të mbrëmjes, sepse është koha më e përshtatshme e vigjilencës dhe përqendrimit dhe më pas ata duhet t`i bëjnë tetë orë gjumë natën para provimeve.

“Thirrja e kujtesës dhe aftësia për të mbajtur koncentrimin janë më shumë të përmirësuara kur një person është i çlodhur”, tha Alapat. “Duke u përgatitur më herët dhe duke i kujtuar ato që keni mësuar, aftësia juaj për të performuar mirë në provime do të rritet”

.Qëndrimi tërë natën zgjuar në kombinim me konsumimin e pijeve me kafeinë do ta rrezikonin studentin nga pagjumësia apo insomnia, gjithashtu rritet edhe rreziku nga abuzimi me alkool dhe aksidentet automobilistike, thuhet në studimin e Alapatit.

Adoleshentët duhet ta njohin humbjen kronike të gjumit pasi që ajo mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve kronike si diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe sëmundjet e zemrës, ka thënë Alapat.kohaislame

Artikulli paraprakPalestinë,A ka filluar të lirohet bllokada izraelite?
Artikulli vijuesUshqimet të cilat nuk duhet t’i përzieni me ilaçe