Pamje nga hyrja me dhunë në Bashkësinë Islame në Maqedoni

Alsat në Maqedoni ka siguruar pamje ekskluzive nga kamerat e sigurisë që tregojnë momentin kur dy ditë më parë një turmë hyri me dhunë në institucionin e Bashkësisë Fetare Islame në Shkup.
 
Njëra pjesë e të pakënaqurve ka hyrë nga anash, ndërsa pjesa tjetër ka kapërcyer kangjellat e portës së madhe për t’iu drejtuar derës kryesore të Bashkësisë Fetare Islame.
 
Pas futjes së grupit të parë të personave dhe mbylljes së derës automatike, grupi që e pasonte ka thyer derën e xhamit duke u ngjitur në zyrat e BFI-së dhe duke zaptuar zyrat me forcë.
 
Besohet se në mes të personave që hynë me dhunë, ka pasur edhe të armatosur.
 
Ish myftiu Ibrahim Shabani, ish sekretari i BFI-së Afrim Tahiri dhe Sekretari i Myftinisë së Shkupit Skënder Buzaku, pas mbështetjes nga ky grup personash, tashmë gjenden në Selinë e BFI-së të cilën vazhdojnë ta mbajnë peng ende atë, duke vendosur kushtet e tyre për largimin e kreut aktual Sulejman Rexhepi./Alsat-M
 
Artikulli paraprakEmiratet Arabe 22 milionë euro për spitalin e fëmijëve në Kosovë
Artikulli vijuesPranvera, sezon i vështirë i alergjive