Pamje tronditëse: Mijëra sirianë presin për një kafshatë bukë (Video)

Përmasat e katastrofës humanitare që po godet Sirinë, si pasojë e konfliktit në mes forcave mbrojtese popullore dhe regjimit të Bashar Al Assadit, shumë mirë i pasqyron fotografia e sotme e bërë nga agjencia Reuters, ku shihen mijëra sirianë duke pritur shpërndarjen e ushqimit nëpër rrugët e Damaskut të rrënuar.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka ftuar sot autoritetet siriane që të lejojnë hyrjen në Siri të më shumë përfaqësuesve të organizatave humanitare dhe ka kërkuar mjete shtesë nga bashkësia ndërkombëtare për ndihmë viktimave të konfliktit.

Paraprakisht Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka miratuar rezolutën e cila kërkon nga pushteti dhe opozita në Siri që të garantojnë lëvizje të lirë për ndihmat humanitare përgjatë tërë vijës së luftimeve dhe kufirit.

[iframe width=”560″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/q1Ta3ZJPSys” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakEgjipt: 26 persona dënohen me vdekje
Artikulli vijuesGold AG thirret nga policia, i dyshuar për vepër penale (Foto)