Pantiq: Serbët të gatshëm për luftë

Rreth 400 veta kanë marrë pjesë në protestën e organizuar të hënën nga struktura politike dhe grupe kriminale serbe në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, kanë njoftuar burime të gazetës nga ajo pjesë e qytetit.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, kreu ilegal i Komunës së Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, ndër të tjetra ka theksuar se serbët nuk dëshirojnë pranin e KFOR-it dhe të EULEX-it në veri, pasi që ata “kanë kaluar në anën e institucioneve të Kosovës”, shkruan koha.
Sipas tij, serbët, pa marrë parasysh presionet që iu vijnë nga bashkësia ndërkombëtare – në këtë rast EULEX-i – do të qëndrojnë aty.
“Ky është popull që sa më shumë t’i bësh presion, ai qëndron e bëhet më i fortë dhe është i gatshëm të hyjë edhe në luftë, qoftë edhe me qeverinë e vet, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare, nëse presioni vazhdon”, ka thënë Pantiq./Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprakSëmundja misterioze që po vret fëmijët
Artikulli vijuesJahjaga merr mbështetje nga Amerika