Papa Françesku përdori sërish llogarinë papale në Twitter për të dënuar ashpër korrupsionin.
“Korrupsioni është kancer i shoqërisë”, komentoi papa Françesku në llogarinë @Pontifex.
Papa Françesku ka folur shpesh kundër korrupsionit, që kur u zgjodh në krye të 1,2 miliardë katolikëve të të gjithë botës, në vitin 2013.
Çështja e korrupsionit është problem në Itali dhe në Romë, e prekur kohët e fundit nga një seri skandalesh.