Papa Françesku shprehu ngushëllimet më të ndjera për tragjedinë e ndodhur në Mekë duke deklaruar se ”në këtë tragjedi jemi pranë vëllezërve myslimanë”.
“Jemi pranë vëllezërve myslimanë pas tragjedisë që ata pësuan në Mekë”, deklaroi papa Françesku, i cili ndodhet për një vizitë në SHBA.
Në fillim të një meshe me përfaqësues të klerit, papa Françesku përshëndeti, sipas tij, ”vëllezërit e mi islamë” pasi sot ”festohet Dita e Sakrificës”.
Të paktën 717 persona humbën jetën dje në Mekë gjatë pelegrinazhit të njohur, që zhvillohet një herë në vit, si pasojë e një ikjeje në rrëmujë e sipër. Më shumë se 800 të tjerë mbetën të plagosur.