“Ekzistojnë kufijtë kur është në pyetje liria e shprehjes, veçanërisht kur është fjala për ofendimin apo përqeshjen e një feje tjetër”, ka thënë Papa Françesku duke komentuar sulmin ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris, gjatë një bisede me gazetarët në avionin në udhëtimin për në Filipine, transmeton Anadolu Agency (AA). Kreu i Vatikanit ka thënë se liria e shprehjes nuk është vetëm e drejta themelore e njeriut, por edhe obligimi i shprehjes së mendimit të dikujt për të mirën e përbashkët. Por, siç tha, ekzistojnë kufijtë. Si shembull ka marrë Albert Gasparrin, përgjegjës për organizimin e vizitave të Papës, i cili qëndronte pranë tij. “Nëse miku im i mirë dr. Gasparri thotë ndonjë fjalë të keqe për nënën time, atëherë ai duhet të presë goditje. Kjo është normale. Nuk duhet të provokoni. Nuk duhet të ofendoni fenë e njerëzve tjerë. Nuk mund të bëni shaka në llogari të fesë së të tjerëve”, ka qenë ky mesazhi i dhënë nga Papa Françesku.
You Might also Like
Imami Benjamin Idrizi tregon rregullat e integrimit te refugjatëve ne Gjermani
Imami shqiptar nga Maqedonia, Benjamin Idrizi në një broshurë ka përpiluar disa rregulla se si…
By
3 Min Read
Pas Merkelit, edhe Barroso bojkoton Ukrainën
Një zëdhënëse e presidentit të Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso thotë se Barroso “nuk e…
By
1 Min Read
Greqia po falimenton: S’ka para për pensione dhe rroga
Autoritetet greke janë të gatshëm të shpallin falimentimin, nëse nuk bien dakord me kreditorët ndërkombëtarë…
By
2 Min Read
Turqia i kërkoi SHBA-së më shumë se 100 raketa për Forcat Ushtarake Ajrore
Në sfondin e përshkallëzimit të situatës në Siri, Turqia iu drejtua SHBA-ve me kërkesën për…
By
1 Min Read
Rrëmbyesi i aeroplanit ka kërkuar azil në Qipro
Personi, i cili muajin e kaluar rrëmbeu aeroplanin e kompanisë “Egipat Air” ka kërkuar azil…
By
1 Min Read
Aleppo bombardohet, Damasku “rimerret”
Luftime të ashpra kanë vazhduar në Aleppo të Sirisë, ku forcat qeveritare kanë përdorur artilerinë…
By
1 Min Read
