Turqia i kërkoi SHBA-së më shumë se 100 raketa për Forcat Ushtarake Ajrore

Në sfondin e përshkallëzimit të situatës në Siri, Turqia iu drejtua SHBA-ve me kërkesën për t’i shitur asaj 117 raketa “Sidewinder” të tipit “ajër-ajër”. Sipas njoftimit të Pentagonit, Turqia synon të pajisë me to gjuajtësit e vet.

Kongresi u vu në dijeni të faktit për shitjen e mundshme të këtyre raketave dhe pajisjeve të tjera kundrejt një shumë prej 140 milionë dollarë. Më parë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit u miratua një projektligj, i cili lejon t’i jepen Flotës Ushtarake Detare të Turqisë dy anije amerikane të pajisura me raketa.

Artikulli paraprakA janë Bankat Islame shpëtim nga kriza ekonomike?
Artikulli vijuesTetë materie kancerogjene që duhet hedhur nga shtëpia