Familjet ftuan të gjitha kombet në unitet kundër barbarisë së terroristëve dhe theksuan se fitorja ndaj ISIL-it është një domosdoshmëri për të punuar më shumë në projektet humanitare dhe bamirëse.
Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku u takua me familjet e britanikëve të cilët ishin kapur dhe ekzekutuar nga pjesëtarët e organizatës terroriste ISIL në shtator dhe tetor të vitit të kaluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Gazeta e Vatikanit “L’Osservatore Romano” raporton se Papa Françesku dje takoi Mike Haines, vëllain e David Haine, të cilin e ekzekutuan pjesëtarët e organizatës ISIL në shtator të vitit të kaluar, dhe Barbara Henning, gruan e humanitarit skocez, Alan Henning të cilin ISIL vrau në tetor.
Ata theksuan se fitorja ndaj ISIL-it është një domosdoshmëri për të punuar më shumë në projektet humanitare dhe bamirëse. Takimi u ndoq nga ambasadori britanik në Vatikan, Nigel Baker dhe Imami i Londrës Shah Navaz Hague./AA