Suedi, arrestohet mësuesi që ofendoi muslimanët

Një mësues që jeton në qytetin Örebre të Suedisë është ndaluar nga policia për shkak se në profilin e tij në rrjetin social ka ofenduar muslimanët, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Agjencizë së lajmeve TT të Suedisë mësuesi në median sociale ka publikuar ofendimin me fjalët: “Muslmanët ti hedhësh në një zjarr të madh, shpëton nga terroristët” është arrestuar me akuzën për “racizëm, urrejtje dhe nxitje në popull kundër njëri tjetrit”.

Ndërsa gjatë pyetjeve në polici mësuesi ka mbrojtur veten se nuk ka patur për qëllim të gjithë muslimanët por Al-Kaeda-n dhe DAESH-in. Gjithashtu mësohet se ndaj mësuesit është ngritur edhe një hetim nga shkolla.

Policia suedeze ka zgjeruar hetimin e saj duke marrë në pyetje edhe drejtorin e shkollës dhe mësuesit e tjerë.

Artikulli paraprakVIDEO – Uji vs Benzina
Artikulli vijuesPEGIDA vazhdon me protestat kundër Islamit në Gjermani