Papa Françesku ka thënë se komuniteti imigrant i Amerikës nuk duhet të dekurajohet nga vështirësitë, por të jetë i përgjegjshëm.
Papa ka mbajtur një fjalim për lirinë fetare dhe migracionin përpara 40,000 njerëzve në Filadelfia.
Ai ka thënë se imigrantët duhet të jenë krenarë për trashëgiminë e tyre dhe të mos turpërohen kurrë nga traditat e tyre.
Papa ka thënë se amerikanët duhet të shmangin përsëritjen e gabimeve të kaluara dhe se njerëzit e të gjitha besimeve duhet të bëhen se bashku dhe të bëjnë thirrje për respektimin dhe dinjitetin e të tjerëve.
Papa po ashtu ka thënë se liria fetare është në rrezik.
“Është e domosdoshme që ndjekësit e feve të ndryshme t’iu bashkohen zërave që bëjnë thirrje për paqe, tolerancë dhe respektim të dinjitetit dhe të drejtave të të tjerëve”, ka thënë kreu i Selisë së Shenjtë.
Filadelfia është ndalesa e tij e fundit në turneun gjashtëditur në Shtetet e Bashkuara.
Papa ka qëndruar edhe në Uashington dhe Nju Jork.