Francë: 12 të vdekur në një aksident trafiku

Të paktën 12 persona kanë vdekur e katër janë plagosur në ndeshjen ndërmjet një minibusi e një kamioni në pjesën qendrore të Francës kanë njoftuar zyrtarë të vendit, raportojnë medie franceze.

Aksidenti ka ndodhur pak para mesnatës.
Minibusi ishte nisur nga Zvicra për në Portugali dhe shoferi i tij është i vetmi që ka mbetur gjallë.

Të gjitha viktimat janë shtetas të Portugalisë, transmeton Koha.net.
Dy shoferët e kamionit nga Italia janë plagosur.

Artikulli paraprakSHBA dhe Rusia pajtohen rreth bisedimeve në Siri
Artikulli vijuesPse lidhet islami dhe myslimanët me terrorin?