Një shpërthim i ri i tregut të punës për amerikanët.
Gjatë shkurtit, në SHBA u krijuan 295 mijë vende pune të reja, jashtë pritshmërive të mëparshme dhe norma e papunësisë u ul në 5,5% nga 5,7%, duke luftuar njëkohësisht parashikimet e këtij viti. Analistët patën deklaruar për mediat se për muajin shkurt, krijimi i këtij numri të madh të punëve të reja mund ta ulte me 0,1% papunësinë.
Të punësuarit e rinj janë në sektorë të ndryshëm, nga shërbimet e shitjeve me pakicë deri në ndërtim dhe shëndetësi. Nga të dhënat e muajit shkurt, sipërmarrjet amerikane kanë krijuar më tepër se 270 mijë vende pune në muaj. “Punësimi amerikan ka gjetur një shtysë të re”,- ka deklaruar Sam Bullard, ekspert i Wells Fargo.
Megjithatë, qeveria ka rishikuar shifra më të ulëta se të dhënat e mësipërme, punësimi në fillimvit ka deklaruar ajo, ka qenë në rreth 239 mijë. Pjesëmarrësit e fuqisë punëtore gjithashtu mbeten në nivelet më të ulëta në më shumë se tri dekada: muajin e kaluar ishte 62,8%. Dhe pagat janë ngadalësuar në krahasim me shenjat e mëparshme të përshpejtimit, nga një 2% modeste nga viti i kaluar, me vetëm 3 cent- 24,78$ një orë nga janari. Me pak fjalë, ekonomia nuk është e qartë të ketë në këtë moment një shenjë të shëndetshme përtej presioneve inflacioniste.
Rezerva Federale, në qoftë se të dhënat ekonomike konfirmojnë forcën e vazhdueshme të rimëkëmbjes së SHBA-së, është duke planifikuar këtë vit politikën e parë monetare shtrënguese që nga fillimi i krizës financiare. Megjithatë, ka mbajtur një rol zyrtar të matur, nga mungesa e vazhdueshme e inflacionit dhe pasigurive në mjedisin ndërkombëtar, i cili i sheh tregjet të marrin përsipër një rritje të normës në qershor – një bast ky, që mund të dalë më i fortë nga ana e punësimit pozitiv në shkurt – dhe ndoshta pozitivitet ky që do të vijojë edhe më gjerë. Rritja ekonomike në tremujorin e katërt të 2014-s e ka ngadalësuar ritmin, me thjesht 2,2%, pas “shpërthimit” prej 5% dhe 4,6% në dy tremujorët e mëparshëm dhe pritet të shkojë mes 2-3% në tre muajt e parë të 2015-s.kohaislame