Me emrin e Allahut,Mëshiruesit,Mëshirëbërësit.
Përkujto fuqinë e Allahut të Lartmadhëruar
Përkujto se Allahu (Subhanehu ve Teala) të sheh,kurse ti e mëkaton Atë.
Përkujto se Allahu i Lartmadhëruar të ka furnizuar me këtë trup,me të cilin trup ti mëkaton ndaj Tij.
Kurse Ai është i Gjithfuqishëm që në çdo moment të të merr një nga gjymtyrët që ti posedon.
Përkujto se ti ke një regjistër,për të cilin regjistër janë përgjegjës melekët që shkruajnë çdo gjë që ti vepron dhe e gjithë kjo ndodh me urdhërin e Allahut të Lartmadhëruar.
Përkujto se robit i ndalohet furnizimi (rrizku) për shkak të mëkateva që ka bërë,ashtu siç na ka paralajmëruar i Dërguari (SalAllahu Alejhi ve Selem).
Përkujto mëkatin dhe të keqen që vjen me të
Përkujto se çdo kënaqësi në mëkat është i përkohshëm dhe përfundon!
E pastaj,ty të mbetet mëkati dhe turpi për veprën që ke bërë.
Përkujto se mëkati e sjell motrën e saj (mëkat pas mëkati),derisa tek personi të teprohen mëkatet dhe t´a shkatërrojnë atë.
Përkujto vdekjen dhe dehurinë e saj
Përkujto se vdekja është ndëprerëse e çdo kënaqësie dhe mbarim i përgjithmonshëm i çdo fillimi.
Përkujto atëherë kur të të dalë shpirti nga trupi yt dhe të arrijë në gargara (fyt).
Përkujto fjalën e Allahut (Subhanehu ve Teala):
“E t’i puqet kofsha për kofshe (t´i vështirësohet gjendja).Atë ditë vetëm te Zoti yt shkohet.”(El-Kijameh,29-30)
Përkujto fjalën e Allahut:
“E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja,ai thotë:”O Zoti im,më kthe,që të bëj vepra të mira e të kompenzoj atë që lëshova!”.
Kursesi (kthim nuk ka)!E kjo është vetëm fjalë që e thotë ai,e ata para tyre kanë një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen.”(El-Mu’minun,99-100)
Përkujto varrin dhe errësirën e tij
Përkujto,se me të vërtetë askush nuk do të të shoqëron në varrin tënd,përpos veprat që i ke bërë në jetën e kësaj bote.
Paramendo veten tënde pas disa netëve të kaluara në varr,dhe veç më se të është grisur qefini dhe era e trupit tënd veç se ka ndryshuar,dhe trupi yt është mbushur përplot me krimba.
Pyete vetveten tani,se çfarë do të sjellin mëkatet?!
Përkujto kur në varrin tënd të të vjen një person me pamjen e tij të shumtuar e të thotë ty:
“Të përgëzoj me atë që të hidhëron,kjo është dita për të cilën të është premtuar.”
E ti do të thuash:”Kush je ti me këtë pamje?Që kjo pamje bart vetëm sherr.”
E ai do të thotë:”Unë jam vepra yte e keqe që ke vepruar!”
Përkujto ditën e llogaritjes dhe vështirësinë e saj
Përkujto ditën kur do të dalësh para Allahut,historia dhe e kaluara yte veçse janë shpalosur.
Poashtu dhe regjistri i veprave tua është shpalosur.
Poashtu edhe trupi yt i shpalosur.Dhe të vërtetën e tha Allahu:
“Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit),duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret i juaji.”(El-Hakkah,18)
Imagjino veten tënde në mesin e të gjithë krijesave, dhe papritmas do të thërritesh me emrin tënd,së shpejti drejt paraqitjes tek Allahu,i Madhi,i Larti.
E ti u ngrite,kurse askush përreth teje nuk është ngritur.
Të dridhen këmbët tua dhe i gjithë trupi yt,e të kaplon nënçmimi dhe frika.
E morre regjistrin tënd në të majtë apo mbrapa shpine (të ruajtë Zoti).
Dhe kur një zë thërret dhe thotë:”Filan i biri i filanit,”thirrje trishtuese dhe dëshpruese,thirrje me plot pikëllim,që pas kësaj thirrje nuk do të kesh më gëzim…