Paraburgim 30 ditësh për 30 të arrestuar në Kumanovë

0
186
Në Gjykatën Themelore Shkupi 1, gjatë ditës së djeshme në disa grupe të ndara u dërguan 30 persona të arrestuar për ngjarjet në Kumanovë, sipas Zhurnalit, të dyshuar për shumë vepra penale, me propozim të Prokurorisë Publike për krimin e organizuar, të cilëve iu është caktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.
 
Bëhet fjalë për 18 persona, nënshtetas të Kosovës, 2 nënshtetas të Republikës së Maqedonisë me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, 9 nënshtetas të Republikës së Maqedonisë dhe 1 nënshtetas shqiptar me qëndrim në Gjermani.kohaislame