Luftime të ashpra në Idlib të Sirisë, 70 pjesëtarë të forcave të Asadit humbin jetën

0
183
Të paktën 70 anëtarë të ushtrisë besnike të regjimit të presidentit Bashar al-Asad u vranë në një përpjekje për të thyer rrethimin e kompleksit rebele spitalor që prej katër vitesh ka shërbyer si një kazermë ushtarake.
 
Forcat kryengritëse të bashkuara kanë qenë preh e goditjeve të reja të ushtrisë siriane në periferi të Idlibit, në përpjekje për të thyer rrethimin e spitalit në Jisr al-Sugur, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Të paktën 70 anëtarë të ushtrisë besnike të regjimit të presidentit Bashar al-Asad, në mesin e të cilëve ishin edhe anëtarë të Hezbollahut, u vranë në një përpjekje për të thyer rrethimin e kompleksit rebele spitalor që prej katër vitesh ka shërbyer si një kazermë ushtarake.
 
Këshilli Revolucionar i Sirisë, raporton se ushtria Fatih gjatë konfliktit rreth kompleksit spitalor ka shkatërruar katër tanke dhe një numër të madh të automjeteve të blinduara të ushtrisë siriane.
 
Pas konfliktit, forcat besnike të Assad janë tërhequr nga kompleksi spitalor dhe burimet e kryengritësve pohojnë se e kanë nën kontroll këtë zonë.
 
Në fillim të prillit të këtij viti në Idlib disa grupe kryengritëse janë bashkuar duke formuar ushtrinë Fatih e cila filloi luftën e përbashkët kundër ushtrisë siriane. Qendra e qytetit është tashmë tërësisht në duart e kryengritësve të cilët vazhdojnë të shtypin forcat e regjimit më thellë në periferi.
 
Sipas forcave revolucionare të Sirisë, pasi lufta filloi në mars 2011 në Idlib, janë vrarë të paktën 14.000 njerëz, dhe qendra e qytetit është shkatërruar pothuajse tërësisht.kohaislame