Shqiptarët i urojnë: Elizabet II, Obama, Clinton …

0
170

Mbretëresha e Britanisë uron shqiptarët

Mbretëresha Mbretërisë së Bashkuar, Elizabet II i ka dërguar një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanit, me rastin e 100-Vjetorin e Pavarësisë. Mbretëresha e britanike shpreh vlerësime për Shqipërinë duke e konsideruar partner i respektuar i rajonit.

“Me kënaqësinë më të madhe po ju dërgoj Shkëlqesia Juaj, urimet e mia për festimin e njëqindtë të pavarësisë së Shqipërisë. Shekulli i kaluar ka paraqitur shumë sfida për vendin tuaj duke u bërë një testament për forcën dhe vendosmërinë e popullit shqiptar në mënyrë që ju mund të festoni përvjetorin e 100-të si një shtet i pavarur, anëtar i NATO-s, kryetar i suksesshëm i Këshillit të Evropës dhe një partner i respektuar rajonal. Më lejoni t’i shpreh Shkëlqesisë Suaj urimet e mia më të mira për lumturinë dhe begatinë e Qeverisë dhe popullit të Shqipërisë në vitin e ardhshëm, dhe shekullin tuaj të dytë të pavarësisë”, shprehet mbretëresha Elizabet.

Presidenti Obama uron shqiptarët me rastin e 100 vjetorit

“I dashur zoti President,

Shtetet e Bashkuara i bashkohen popullit të Shqipërisë në kremtimin e 100-Vjetorit të Pavarësisë më 28 nëntor. Në këtë ngjarje të rëndësishme, ne i rikonfirmojmë Shqipërisë miqësinë dhe përkushtimin tonë të fuqishëm dhe presim me kënaqësi që ta thellojmë edhe më tej marrëdhënien tonë në vitet e ardhshme.

Aleanca jonë me Shqipërinë është e fortë dhe e qëndrueshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë në konsolidimin e institucioneve demokratike dhe në ndërmarrjen e reformave të nevojshme për të arritur integrimin e saj të plotë në bashkësinë euroatlantike.

Vlerësojmë thellësisht mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj misionit të NATO-s në Afganistan ku ushtarakët shqiptarë shërbejnë …me trimëri krah për krah me aleatët dhe partnerët e ISAF-it. Ne jemi mirënjohës gjithashtu për mbështetjen që i jep Shqipëria qëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor duke ditur që përparimi i vazhdueshëm rajonal është kyç në përmbushjen e qëllimit tonë të përbashkët për një Evropë të lirë, në paqe dhe të bashkuar.

Dy vendet tona ndajnë një lidhje të ngushtë që nisi me mbërritjen e emigrantëve të parë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara. Kjo lidhje u fuqizua edhe më tepër me ndërhyrjen vendimtare të Presidentit Uillson në Konferencën e Paqes në Paris më 1919 dhe ka vazhduar të lulëzojë përgjatë dy dekadave të fundit pas vendosjes së demokracisë në Republikën e Shqipërisë.

Fjalimi historik i Sekretares së Shtetit Klinton në Parlamentin shqiptar shënoi një tjetër gur të rëndësishëm kilometrik në marrëdhënien tonë.
Në këtë ditë festimi, populli amerikan bashkohet me ju, duke ju uruar më të mirën në përpjekjet tuaja të ardhshme për ndërtimin e një Shqipërie demokratike dhe të begatë!”

Sekretarja Klinton uron shqiptarët

“Ndërsa ju festoni Ditën e Pavarësisë tuaj këtë 28 nëntor, diheni se Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe mik.”

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Klinton lëshoi mbrëmë një deklaratë për shtyp, ku thuhet:

“Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, unë jam e kënaqur për t’iu dërguar urimet më të mira për popullin e Shqipërisë, ndërsa ju festoni Ditën e Pavarësisë tuaj këtë 28 nëntor.

Që nga themelimi i një republike demokratike, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha përpara. Sot, Shqipëria është e gatshme të konsolidojë ato fitore dhe të integrohet në një Evropë që është e tërë, e lirë dhe në paqe. Por kjo kërkon miratimin e reformave të mbetura tani, dhe kryerjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente parlamentare pranverën që vjen, forcimin më tej të demokracisë dhe modernizimin e Shqipërisë kështu që t’i përgjigjet nevojave të popullit shqiptar.

Ndërsa ju festoni me familjet dhe të dashurit, diheni se Shtetet e Bashkuara janë një partner dhe mik. Ne shikojmë përpara për një të ardhme të miqësisë dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm”, përfundon deklarata për shtyp e sekretares Klinton.

 

DeConcini uron shqiptarët për 100 vjetorin

Ish Senatori nga shteti i Arizonës Dennis DeConcini ishte pjesë e delegacionit të parë zyrtar të Shteteve të Bashkuara që vizitoi Shqipërinë pas rënies së komunizmit. Vizita bëhej në kuadër të procesit të Helsinkit, paraardhësja e KSBE-së së atëhershme, që sot njihet si OSBE. Shqipëria në atë kohë synonte të anëtarësohej në KSBE, kishte ndërmarrë reforma gjysmake dhe ende nuk kishte lejuar formimin e partive politke. Sot me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ish senatori demokrat nga Arizona, kujton vizitën e tij të parë në Shqipëri si dhe flet për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria sot.