Paralajmërim për dështimin e Shengenit

Kryeministri holandez ka paralajmëruar për dështimin e Traktatit të Shengenit në rast të vazhdimit të krizës së emigrantëve.

Sipas gazetës Guardian, Mark Rot, të enjten në margjinat e samitit ekonomik botëror të Davosit në Zvicër, ka thënë se BE gjendet në një fazë të ndjeshme dhe nëse nuk do të gjejë një rrugë për zgjidhjen e krizës së emigrantëve, do të vihen në rrezik themelet e këtij Unioni.
Rot ka paralajmëruar se nëse vala e emigrantëve do të vazhdojë me ritmin aktual në BE, Traktati për lirinë e lëvizjes midis vendeve anëtare do të dështojë.
I njëjti paralajmërim vjen edhe nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk i cili tha në Parlamentin Evropian se shtetet anëtare kanë në dispozicion jo më shumë se 2 muaj për të menaxhuar krizën e refugjatëve. Dështimi sipas tij, mund të rezultojë në kolapsin e traktatit për lëvizjen e lirë, të Shengenit.
Tusk tha gjithashtu se BE mund të “dështojë si projekt politik”, nëse blloku me 28 anëtarë nuk do të kontrollojë si duhet kufijtë e tij të jashtëm. BE po lufton për të menaxhuar krizën e më shumë se një milion refugjatëve, shumica e të cilëve kërkuan azil në Gjermani.
Artikulli paraprakRrëzohet një aeroplan ushtarak F-16 në Arizona
Artikulli vijuesVIDEO – Vlera e Istigfarit (të thënurit Estagfirullah)