Fraksionet palestineze në Rripin e Gazës kanë paralajmëruar për një katastrofë humanitare në territorin palestinez, i cili është shkatërruar si pasojë e një bllokade 10-vjeçare nga ana e Izraelit.
Në një deklaratë të dhënë të hënën, fraksionet e Hamasit dhe Fatahut thanë se situata ekonomike dhe humanitare në enklavën bregdetare ka arritur një nivel të paparë të katastrofës.
“Situata e përkeqësuar humanitare ka çuar në rritjen e niveleve të varfërisë, papunësisë dhe ka bërë që shumë persona të bëjnë vetëvrasje,” tha deklarata.
Izraeli ka imponuar një rrethim shkatërrues në Rripin e Gazës, pasi Hamasi fitoi zgjedhjet palestineze parlamentare 10 vjet më parë.
Muajin e kaluar, një Organizatë për të Drejtat e Njeriut tha se bllokada izraelite ka shkaktuar papunesi per 43 për qind të popullsisë.
Pesëdhjetë e pesë për qind e palestinezëve në Gaza vuajnë nga depresioni dhe 40 për qind të popullates perballen me reduktime te ashpra te ujit dhe energjise elektrike. /MESAZHI/