Qeveria e Gjermanisë ka parashikuar se rreth 500 mijë refugjatë do të hyjnë në këtë vend gjatë vitit 2016.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Thomas De Maiziere, ministri i brendshëm i Gjermanisë, ka deklaruar për Frank Jorgan Vaize, shefi i departamentit për refugjatë të Gjermanisë, se ky departament duhet të përgatitet që të pranojë 500 mijë refugjatë në këtë vend.
Vlen të theksohet se kriza e refugjatëve ka përfshirë vendet evropiane, sidomos Gjermaninë. Ndërkohë Frank Valter Shtainmaier, ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, ka theksuar në nevojën e përpjekjeve për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme për të parandaluar vazhdimin e hyrjes së refugjatëve në vendet evropiane.
Burimet informative kanë bërë të ditur se rreth 1.1 milion refugjatë kanë hyrë në Gjermani gjatë vitit 2015.