Kurtulmuş: Turqia për çështjen e Musulit ka planet B dhe C

Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë Turke, Numan Kurtulmuş, ka bërë disa deklarata për gazetarët teksa vazhdonte mbledhja e Këshillit të Ministrave nën drejtimin e kryeministrit Binali Yıldırım, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke u shprehur se po përparohet drejt pikës së objektivit në Operacionin “Mburoja e Eufratit” Kurtulmuş, ka theksuar: “Turqia që nga fillimi ka vazhduar Operacionin “Mburoja e Eufratit” dhe hap pas hapi po përparon drejt pikës së objektivit. Vërehet se kryesisht me marrjen e rajonit Dabik do të ketë një lehtësim në rajon në lidhje me interesin për qytetin Kilis në kufirin jugor të Turqisë. Aktualisht një hapësirë prej 1.250 kilometër katrorë është pastruar nga organizata terroriste dhe është marrë nën kontroll me mbështetjen e Turqisë nga Ushtria e Lirë Siriane”.

“Turqia për çështjen e Musulit ka planet B dhe C”

“Askush të mos ruajë rastin për të zhvilluar politikë sektare apo etnike duke përfituar nga rrëmuja ekzistuese. Çështja e Musulit është një çështje që e ndjekim me rëndësi dhe me kujdes. Turqia në çështjen e Musulit ka planet B dhe C. Jemi përqendruar që në këtë rajon të mos ketë ndarje sektare apo të mbizotërojnë disa politika etnike”, është shprehur Kurtulmuş, duke theksuar se Turqia po ndjek me kujdes çështjen e Musulit.

“Turqia nuk do të heqë dorë kurrë nga prania ushtarake”

Pasi ka tërhequr vëmendjen se prania e ushtarëve turq në Bashika është një prej çështjeve konkrete në çështjen e Musulit Kurtulmuş, ka theksuar: “Një prej çështjeve konkrete që na intereson ne në Musul është prania jonë në Bashika. Turqia nuk do të heqë dorë kurrë nga prania ushtarake në Bashika. Ndoshta Turqia do ta shqyrtojë këtë kur atje të mos ketë nevojë që Turqia të trajnojë dhe pajisë njerëzit tanë atje dhe kur të mos ketë nevojë për mbrojtjen nga DEASH-i dhe organizatat e tjera terroriste. Që nga dita e sotme Turqia kurrë nuk do heqë dorë për të qenë e pranishme në Bashika”.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se nuk do të përjetohet një valë migrimi në rast se operacioni i Musulit do të jetë i suksesshëm, Kurtulmuş tha se “Nëse bëhet ndonjë gabim në operacionin e Musulit, nëse sillen forca milice që nuk i përkasin Musulit dhe futen brenda atje, Allahu i ruajtë do të ndodhin gjëra shumë të ndryshme në Musul. Kjo do të ishte një barrë shtesë për paqen e rajonit, dhe eliminimi i paqes do të thotë një valë shtesë e migracionit për Turqinë”.

Ndërsa në lidhje me pyetjen për heqjen e nënshtetësisë ndaj anëtarëve të FETO-s, Kurtulmuş është përgjigjur “Pastrimi i papastërtive të tyre, pastrimi nga shteti do të marrë një kohë të gjatë. Për të luftuar me këtë organizatë, për pastrimin e shtetit nga këto do të bëhet çdo gjë që do të jetë e nevojshme në mënyrë që ato të vihen në një pikë për të mos e dëmtuar më edhe njëherë Turqinë”.

Artikulli paraprakSulmet ajrore në Halep shkaktojnë 30 të vdekur dhe 70 të plagosur
Artikulli vijuesMetin Halıcı, imamit të cilit iu la amanet kisha historike