Janë miratuar ndryshimet në ligjin për pensionet dhe ligjin për tatimet të cilat ishin parakusht për vazhdimin e ndihmës së kreditorëve ndërkombëtarë.
Parlamenti i Greqisë ka miratuar mbrëmë reformat qeveritare për sistemin e pensioneve dhe taksave, raporton Anadolu Agency (AA)
Janë miratuar ndryshimet në ligjin për pensionet dhe ligjin për tatimet të cilat ishin parakusht për vazhdimin e ndihmës së kreditorëve ndërkombëtarë.
Nga 300 deputetët në Parlament 153 votuan pro, 143 votuan kundër, ndërkohë që katër deputet nuk ishin të pranishëm në seancë. Si rrjedhojë e këtij votimi, sot në Bruksel do të mbahet takimi i ministrave të financave të Eurozonës me ministrin grek të Financave, Euclid Tsakalotos.