Merkel mbron qëndrimin për kufij të hapur

Fjalët e kancelares Merkel, se azili në Gjermani ka edhe fund, janë një mesazh i qartë sidomos për veshët e gjermanëve, mendon Volker Wagener.

Angela Merkel po vazhdon rrugën si qetë në pendë. Me shumë hapa të vogla, ajo po përpiqet të mbrojë dogmën e saj të kufijve të hapur. Tabu është edhe kërkesa për një kufi maksimal për refugjatët. Ajo nuk heq dorë nga asnjëra. Por poshtë këtyre “teorive të pastra” kancelarja po luan prej kohësh me të dhjetë gishtat në tastierën e korrigjimit të politikës. Ajo është zëri i “sikurse edhe” që po tingëllon. Këmbëngul në njërën, pa hequr dorë nga tjetra.

Po të mos qe gjendja kaq serioze mund të flitej për një shfaqje të madhe. Vendosmëria për të mos hequr dorë nga parimi i kufijve të hapur e bën atë individ politik në Evropë, ku askush nuk e ndjek apo e ndihmon. Dhe tani edhe brenda radhëve të unionit të saj partiak rrezikon një puç.

Mesazh me prapamendim

Fakti që Merkeli u kujton refugjatëve sirianë të luftës se së shpejti do të kthehen në vendlindje, nuk ka të bëjë me ndonjë korrigjim kursi. Merkeli po bën shumë për ta ulur ritmin e rrymës së emigrantëve dhe për shpërndarjen e tyre në Evropë, sikurse dhe për dëbimin e refugjatëve ekonomikë apo atyre që bëjnë vepra penale. Vetëm me masa të tilla mund ta justifikojë ajo kundrejt qytetarëve politikën e kufijve të hapur.

Mesazh i qartë ndaj gjermanëve të shqetësuar – por në radhë të parë ndaj unionit CDU/CSU – është përmendja e faktit se rreth 70% e refugjatëve të ardhur në vitin 1970 nga ish-Jugosllavia u kthyen në vendlindje. Merkeli ka nevojë për kohë dhe për të fituar kohë u ofron kritikuesve të saj një perspektivë. Ajo po punon që të ulet numri i refugjatëve. Që ata që nuk plotësojnë kriteret e Konventës së Gjenevës apo të ligjit gjerman për azilin do të dëbohen, kjë është një gjaë tashmë e vendosur. Por duhet të praktikohet me vendosmëri. Ata që kanë të drejtë të rrinë në Gjermani nuk konsiderohen më si qytetarë të rinj, por si mysafirë për një kohë të caktuar. Kursi është i qartë. Merkeli duhet ta bëjë zemrën të vogël. Në rast se jo rrezikon një infarkt politiko-shoqëror.

Vendimi në pranverë

Javët e ardhshme priten shumë ngjarje të rëndësishme. Zgjedhje në tri lande federale që po duken aq të rëndësishme si të jenë zgjedhjet federale. CDU po gërryehet, partia simotër CSU është kthyer në armikun më të madh të Merkelit dhe partneri i koalicionit SPD po bëhet verbalisht gjithnjë e më agresive. Ndërkohë edhe BE-ja po atomizohet. Dhe gjithçka ka një shkak: politika e Merkelit ndaj refugjatëve. Pa aleatë kancelarja nuk mund ta përballojë sfidën historike të dyndjeve të mëdha të njerëzve. Dy samitet e BE-së më 18-19 shkurt dhe 17 mars janë ndoshta mundësitë e fundit për t’i mbajtur kufijtë e Evropës të hapura. Nëse jo, zona Schengen do t’i takojë historisë.

Jo fundi i kulturës së mikpritjes, por vetëm një sqarim

Kritika ashpër nga radhët e të Gjelbërve në lidhje me fjalët e Merkelit, se azili në Gjermani ka edhe fund, është e gabuar. Këtu nuk është fjala për fundin e kulturës së mikpritjes. Fjala është për një reagim të domosdoshëm ndaj realiteteve që ndërkohë janë bërë të frikshme. Nëse në fillim qe fjala vetëm për të shpëtuar refugjatët e luftës, tani është në rrezik paqja shoqërore në Gjermani. Dhe kohezioni i Bashkimit Evropian gjithsesi. Politika e Merkelit ndaj refugjatëve sjell me vete sfida. Përballimi i tyre duke mps vënë në rrezik vënë stabilitetin në Gjermani dhe Evropë, është art i madh politik. Dhe këtë Angela Merkel nuk mund ta përballojë dot gjatë. Por kjo është ende e mundur.

Artikulli paraprakTurqia sanksionet nga sindikata e shoferëve të kamionëve ndërkombëtar të Rusisë
Artikulli vijuesVIDEO – Vërtetë zemrat qetsohen me përmendjen e Allahut