Sonte në Ditarin e TV Sitel, kryeredaktori Dragan Pavloviç – Latas dërgoi një fyerje shumë të madhe ndaj kombit turk, duke i quajtur turqit gënjeshtarë, reagon Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni (THP).
“Ky vokabular jo vetëm që nuk është vetëm profesional, por është një poshtërim i madh për gjithë kombin 300 milionësh turk dhe paraqet një goditje të madhe për marrëdhëniet miqësore midis Maqedonisë dhe Turqisë. Partia për Lëvizjen e Turqve në Maqedoni i bën thirrje Dragan Pavloviç-Latas urgjentisht tu kërkojë falje të gjithë turqve, përndryshe do të ngremë procedurë gjyqësore”, kumtuan nga partia THP.