Partitë në pushtet sërish dështojnë ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale

Ambasadorët e pesë shteteve perëndimore kanë arritur të parandalojnë edhe një herë shfuqizimin e Gjykatës Speciale, duke ndikuar që të mos mbahet mbledhja e kryesisë ku do të diskutohej projektligji për këtë çështje.

Në mbledhje nuk kanë shkuar përfaqësuesit e partive të koalicionit AAK dhe NISMA, të cilat kanë mbështetur nga fillimi idenë e shfuqizimit të Speciales. Aty megjithatë ka marrë pjesë Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, i cili nuk është deklaruar kundër rrëzimit të Speciales duke u rreshtuar në krah të Kadri Veselit.

Takimi ishte paraparë të mbahet në ora 11:00, por duket se takimi i ambasadorëve me Thaçin, e Veselin ka dhënë fryte.

 

Artikulli paraprakHaradinaj ia fut vrapit midis sheshit
Artikulli vijuesPse ra çmimi i Bitcoin dhe kriptovalutave tjera?