Specialja shënjestron ‘Babën’ për keqpërdorim dhe falsifikim

Është interpretues i aktit më të lartë juridikë të shtetit, Gjykatës Kushtetuese, por kreu i saj, Enver Hasani po hetohet për dy raste të ndryshme nga Prokuroria Speciale për keqpërdorim të parasë publike dhe falsifikime.

Prokuroria speciale e Kosovës nga viti 2014 është duke u marrë me rastin e parë, për të vazhduar më pas edhe me rastin tjetër, kundër Hasanit, shkruan ‘Zëri’.
 
Lënda e parë ka të bëjë me lidhjen e një kontrate për përkthimin e librave në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Institutit të Studimeve Ndërkombëtare nga Tirana, në kohën kur Hasani ishte rektor, ndërsa rasti tjetër më i ri është ngritur nga Avokati i Popullit, Sami Kurteshi. kohaislame
Artikulli paraprakTërmet i fuqishëm godet Tajvanin
Artikulli vijuesBie kërkesa për blerje të banesave