Pas dhenve, Rama u çon luleshtrydhe fermerëve

0
236

Kryeministri Rama dhe ministri i Bujqësisë Panariti ishin në Kafaraj të Komunës së Frakullit ku nisi projekti i ndërtimit të serave të shkatërruara nga përmbytjet.

Falë financimit të qeverisë amerikane, rindërtimi i tyre do të bëhet me standarte më të larta, pohuan ata.

Si ministër i Bujqësisë, Edmond Panariti e di kur është rasti për të mbathur çizmet.

Ngjyra e verdhë e tyre bëri kontrastin me këpucët e Kryeministrit, që pasi kishte ironizuar Lulzim Bashën nuk kishte si të përgënjeshtronte veten.

U mblodhën në Kafaraj të Komunës Frakull në Fier, ku me financim të USAID nisi projekti i rëndërtimit të serave të përmbytura.

Kryeministri garantoi se të gjitha serat e përmbytura do të rindërtohen.

Nuk mund t’i linte të gjithë meritën amerikanëve që financojnë projektin dhe lavdëroi veten për mënyrën si ka arritur të menaxhojë solidaritetin e partnerëve.

Sipas Ramës, pas rindërtimit të serave financimet e tjera do të fokusohen në kanale kulluese dhe argjinatura./Mapo.al