Thembrat e pëlcitura pas dimrit të gjatë me siguri se janë diçka e tmerrshme para sezonit të sandaleve dhe shputave të hapura. Kremrat e ndryshme, piling, lyerje me krem dhe hilet e tjera shpeshherë kërkojnë shumë mund dhe të holla, e ndodh që të gjitha këto të mos japin fare rezultate, raporotn Gazeta Kosova Sot
Prandaj, zgjidhja më e mirë është që t’ju ktheheni atyre që keni në shtëpi – limonit. Për fillim, zgjidhni limonin që është mjaftueshëm i madh për t’jua mbuluar shputën, dhe e shtrydhni. Nga lëngu i fituar vetes ia përgatisni një limonadë, e për rregullimin e thembrave ju nevojitet vetëm lëvorja.
Në fillim do të keni një ndjenjë të çuditshme, por shpejt do të mësoheni. Kur ta keni pozicionuar limonin që të mbulojë pjesët e vrazhda, mbathni çorapen. Lëngu nga limoni do të ndikojë si piling kimik dhe do të heqë lëkurën e thatë. Nevojitet që limonin ta lini të veprojë një orë, e do të ishte optimale ta mbani gjatë natës. Pas vetëm një nate, thembrat bëhen më të buta, të gjitha pjesët e plasaritura hiqen dhe pasi ta keni vendosur kremin, do të dukeni thuajse ishit te pedikyri.