Shtëpia Fokus Rusia nuk është “tërhequr” nga Siria

Rusia nuk është “tërhequr” nga Siria

Edhe pse Rusia ka marrë vendim për pakësimin e pranisë së saj në Siri ende në këtë vend ajo ka 24 avionë bombardues të cilët janë të pajisur me teknologjinë e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të marra nga diplomatë perëndimorë thuhet se Rusia ka tërhequr 20 avionë bombardues dhe një të cilin e përdorte për transport nga Siria në datat 15 dhe 16 mars.

Por momentalisht Rusia ka ende në Siri gjithsej 24 avionë, 12 avionë të tipit SU-24, katër të tipit SU-30, katër të tipit SU-34 dhe katër të tipit SU-35.

Avionët e tipeve SU- 30 , SU- 34 dhe SU- 35 të cilët janë të pajisur me një teknologji të avancuar ndodhen të gatshëm për sulme në bazën ushtarake, Himejmim në Latakia. Ndërkohë prania e 12 avionëve të tipit SU-24 në këtë bazë ajrore nënkupton që Rusia mund t’iu kthehet në çdo moment bombardimeve në seri.

Nga ana tjetër përgjegjësi për Qendrën e Operacioneve pranë Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Sergey Rudskoy, në një deklaratë ditën e djeshme tha se çdo moment ata mund të fillojnë një ofensivë kundër atyre grupeve që shkelin marrëveshjen në Siri. Në fjalën e tij ai tha gjithashtu se në mbledhjen e specialistëve ushtarakë të mbajtur më 18 mars në Oman i ka dorëzuar një plan masash zyrtarëve të SHBA-së, por se këta të fundit i kanë thënë që nuk janë gati për vlerësimin e një plani të tillë.

– Prania e Rusisë në Siri-

Rusia që nga shtatori i kaluar ka dislokuar një numër të madh ushtarësh dhe mjetesh ushtarake në vijën bregdetare të Sirisë. Avionë të mëdhenj transporti i dislokuan këta trupa përmes Detit të Vdekur – Iranit – Irakut. Edhe pse reagimet e ndërkombëtarëve ishin të fuqishme forcat ruse në Siri më 30 shtatorë nisën sulmet në këtë territor nën moton e ”luftës kundër terrorizmit”. Por forcat ruse në vend që të sulmonin grupet radikale sulmuan pozicionet e opozitarëve të moderuar.

Në këto sulme Rusia përdori bazën ushtarake të Latakias. Në bazën Himejmim u vendosën avionët Su-24, Su-25, Su-30, helikopterë sulmues të tipit Mi-24 dhe avionë pa pilotë. Pas krizës me Turqinë ku një avion rus shkeli hapësirën ajrore të Turqisë, Rusia deklaroi se ka dislokuar edhe raketat të tipit S-400 në këtë vend. Krahas këtyre Rusia kishte vendosur në bregdetin e kalave të regjimit të Asadit anijet ushtarake. Në këtë mënyrë Rusia sulmonte opozitarët e moderuar nga toka, deti dhe ajri. Krahas këtij aeroporti Rusia dihet që ka përdorur edhe aeroportin T-4 në Humus. Ndërkohë kohët e fundit u vu re që forcat ruse filluan të zgjerojnë edhe pistën e aeroportit Kamishli i cili gjendet në kufirin me Turqinë.

Pas arritjes së marrëveshjes për një armëpushim të pjesshëm më 27 shkurt Rusia vendosi të zvogëlojë praninë e saj në Siri. Edhe pse bëri këtë deklaratë më 13 mars opozitarët sirianë dhe ndërkombëtarët e panë me skepticizëm këtë vendim.

Ndërkohë pas deklaratave të zëdhënësit të Kremlinit, Dmitriy Peskov, se Rusia do të mbrojë praninë e saj në Tartus dhe Himejmim diskutimet për rikthimin e forcave të tërhequra ruse në Siri u shtuan.

Nga ana tjetër zëdhënësi i operacioneve të Koalicionit Ndërkombëtarë kundër DAESH-it i kryesuar nga SHBA-ja, Steve Warren, në lidhje me tërheqjen e rusëve nga Siria tha se sasia e trupave të tërhequr nga Siria është vetëm sa “një dorë”.

 

Artikulli paraprakKrijohet muzeu nënujor për nder të refugjatëve të mbytur në det (Foto)
Artikulli vijuesIvanov: Maqedonia dhe Greqia duhet të bashkëpunojnë në krizën e refugjatëve