Pas tërmetit në Indonezi, edhe Australia paralajmëron cunami

XHAKARTË (AA) – Shërbimi australian për meteorologji ka lëshuar paralajmërim për cunami në ishujt Cocos dhe ishujt Krishtlindje, por nuk ka urdhëruar evakuimin e banorëve pasi në perëndim të ishullit indonezian Sumatra u regjistrua një tërmet i fuqishëm prej 7.9 ballësh sipas shkallës së Rihterit, raporton Anadolu Agency (AA).

Instituti gjeologjik amerikan fillimisht në faqen e saj zyrtare tha se bëhet fjalë për një tërmet prej 8.1 ballë ku më pas e zvogëloi në 7.9 ballë.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar 808 kilometra në jugperëndim të Padangas, në thellësi prej 10 kilometrave.

Zyrtarët indonezian lëshuan paralajmërim për cunami për rajonet e Sumatrës perëndimore dhe provincës Aceh.

Shefi i agjencisë gjeologjike indoneziane Andi Eka Sakya u bëri thirrje banorëve të pjesëve bregdetare Sumatra që të “qëndrojnë larg bregdetit”.

Artikulli paraprakHamasi refuzon “iniciativën për paqe” të Francës
Artikulli vijuesKelmendi: Më ofruan ministri, vetëm të qëndroj në sallë në ditën e votimit të Presidentit