Pasardhësi i Ahmadinejad

Me milionë iranianë kanë nisur të votojnë që prej mëngjesit të sotëm, në zgjedhjet e përgjithshme që do të përcaktojnë se kush do të jetë pasardhësi i presidentit Ahmadinejad.

Zgjedhjet konsiderohen si përcaktuese për të ardhmen jo vetëm të Iranit, por edhe për paqen në botë.

Nën drejtimin e Ahmadinejad, Irani është bërë subjekt i “sanksioneve të ashpra” ndërkombëtare për shkak të programit të tij bërthamor dhe është “kërcënuar” me luftë prej SHBA-së e Izraelit, prandaj zgjedhjet e së premtes konsiderohen si vendimtare, për të përcaktuar kursin e ardhshëm të vendit.

Në garë kanë mbetur gjashtë kandidatë, me 678 të s’kualifikuar nga Lideri Shpirtëror, Ajatollah Khamenei dhe dy të tërhequr.

Ndonëse secili prej kandidatëve konsiderohet si konservator, në ditët e fundit, po spikat kandidatura e Hassan Rowhanit, i cili ka premtuar një seri reformash dhe një program më liberal social.

Presidenti Mahmoud Ahmadinejad, lë pushtetin pas këtyre zgjedhjeve pas tetë vitesh, pasi kushtetuta iraniane e pengon rizgjedhjen për një mandate të tretë.

Irani ka penguar vëzhguesit ndërkombëtar që të marrin pjesë në këto zgjedhje dhe ekzistojnë dyshime të forta për ndershmërinë në numërimin e votave.

Ndërkohë, “BBC” denoncoi gjatë së premtes se familjet e 15 punonjësve të saj të shërbimit në persisht janë kërcënuar duke i thënë se duhet të ndalojnë së punuari ose ndryshe jeta e tyre do të jetë e kërcënuar.

Sipas gazetarëve, kërcënimet janë bërë nga anëtarë të Shërbimit Sekret Iranian. Teherani, deri më tani ka refuzuar të komentojë.

/tch/kohaislame

Artikulli paraprakGëzim Kelmendi: Pseudohistoriani proserb Frashër Dema
Artikulli vijues(Video) Lutfi Haziri, flet për Hoxhë Irfan Salihun në Interaktiv