Refugjatët, BE do të ndajë 700 milionë euro për Greqinë dhe anëtaret tjera

Komisari i BE-së për Ndihma Humanitare dhe Menaxhim me Kriza Christos Stylianides theksoi se për këtë vit do të ndahen 300 milionë euro

BRUKSEL (AA) – Bashkimi Evropian (BE) sot shpalosi qëllimin se gjatë tre viteve të ardhshme të ndajë 700 milionë euro ndihma emergjente humanitare me qëllim që Greqia dhe anëtaret tjera të përballen me krizën e refugjatëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisari i BE-së për Ndihma Humanitare dhe Menaxhim me Kriza Christos Stylianides, i cili sot në Bruksel paraqiti planin e ofrimit të ndihmës theksoi se për këtë vit do të ndahen 300 milionë euro, ndërsa nga 200 milionë euro gjatë dy viteve të ardhshme.

Ai tha se mjetet do të ndahen “ku është më e nevojshme”, duke aluduar në Greqinë dhe vendet tjera anëtare përgjatë “Rrugës Ballkanike” të cilën refugjatët e përdorin drejt Bashkimit Evropian. Propozimin e tij duhet ta miratojë Parlamenti Evropian dhe vendet anëtare të BE-së.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Margaritis Schinas paraprakisht tha se plani i ri nevojitet “për të parandaluar vuajtjet humanitare si rezultat i arritjes së numrit të njerëzve pa precedent në BE”.

Artikulli paraprakArrestimi si “torturë” nga ushtria izraelite
Artikulli vijuesVIDEO – Populli ynë sa është i interesuar për Xhamiat në Gjermani