Pasqyra e frikshme e tregtisë me njerëz në Maqedoni

Një qytetare e mitur, e shitur për 6000 euro, 1 vit jetoi si robëreshë e bashkëshortit slloven, i cili vazhdimisht kishte ushtruar dhunë mbi të. Ishte kujdesur për familjen 7 anëtarëshe, që e malltretonte. I ishte ndaluar ushqimi, gjumi e pushimi. Nuk kishte pasur nxehje e as ndihmë mjekësore kur ishte e sëmurë. Ishte detyruar të punojë në arë, vreshtë dhe punë tjera të rënda fizike derisa u arratis dhe kërkoi ndihmë nga policia sllovene…  Por e mitura në fjalë nuk është e vetmja viktimë e krimit të organizuar, të njohur si ‘Tregti me njerëz’.  Tashmë disa vite Maqedonia bën pjesë në grupin e shteteve, të cilat tërësisht i respektojnë standardet për luftë kundër tregtisë me njerëz. Megjithatë, tregtia me njerëz, mbetet akoma një sfidëshqetësuese.

Pasqyra e tregtisë me njerëz në Maqedoni

Tregtia me njerëz është vepër penale, për të cilën Kodi Penal (Neni 418) parasheh dënim minimal prej 4 vjet burg.

Sipas Raportit të Ministrisë për punë dhe politikë sociale, në vitin 2013 qeveria filloi procedurë ndaj 7 të dyshuarve, përfshirë dhe 6 nga vitet 2011 dhe 2012. Gjykatat dënuan 6 prej tyre për tregti me fëmijë për shërbime seksuale dhe 1 për tregti me fëmijë për shërbime seksuale dhe punë të detyrueshme me burg prej 4-10 vjet dhe u caktoi shumën prej 9800 $, që kryerësit duhej t’ua paguanin viktmave si kompenzim për dëmet e shkaktuara. Përveç tyre me 1,5 vjet burg u dënua një polic, i përfshirë në krim (organizim të kontrabandës me migrantë). Disa shërbyes policor dhe inspektorë të punës ishin bashkëpunëtor në tregti dhe pranuan mito.

U identifikuan 15 viktima të tregtisë me njerëz, prej të cilëve 9 ishin të mitur; 5 të mitur ishin viktimë të abuzimit seksual ndërsa 1 priste riatdhesim në Kroaci. Bashkë me OJQ-të shërbimet policore i strehuan viktimat në strehimoret përkatëse dhe iu mundësuan ndihmë psikologjike, mjekësore, sociale dhe juridike. Për viktimat dhe realizimin e planit aksionar nacional qeveria ndau 5 milion denarë.

Sipas Raportit të Ministrisë për punë dhe politikë sociale, në vitin 2014 u inicuan 5 procedura, kundër 5 të akuzuarve. Por u dënuan vetëm 2 persona, prej të cilëve njëri me 2 vjet burg për tregti me njerëz për punë të detyrueshme; ndërsa i dyti me 13 vjet burg, si organizator i grupit kriminel që pos tjerash mirrej me tregti të fëmijëve për martesa të detyrueshme, përfshirë edhe punë të detyrueshme. Sipas raporteve, disa shërbyes policor dhe inspektorë pune kanë marrë mito në lidhje me këto raste. 7 ishin të dyshuar, prej tyre 4 u akuzuan dhe u dënuan.

U identifikuan 7 viktima, prej të cilëve 6 të mitur dhe një burrë i rritur, i cili njëherit viktima e parë e lypjes së detyrueshme. Ata u strehuan në strehimore dhe 1 nga viktimat, shtetas i huaj në qendrën e pritjes së migrantëve. Me ndihmë të OJQ-ve, qeveria iu dha ndihmë 74 viktimave të mundshme, prej të cilëve 54 qëndruan në strehimoren e viktimave vendase dhe 20 në qendrën e pritjes për migrantët. Nga qeveria u ndanë rreth 9 milion denarë.

Politika e Maqedonisë për Tregtinë me njerëz

Plani Aksionar Nacional pëtregti me njerëz dhe migrim ilegal 2013-2016 është program më i zgjeruar, që pos abuzimit seksual, përfshin edhe atë të punës, lypjen lëmoshë, tregtinë me fëmijë dhe martesat e detyruara. Plani aksionar përfshin katër faza: mbështetjen (formim të komisioneve të posaçme në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes lokale; formim të ekipeve për identifikim, ndihmë dhe mbështetje të viktimave potenciale dhe grupet e rrezikuara; sigurim i shërbimeve shëndetësore dhe juridike falas viktimave; formim të fondit shtetëror për kompensim të viktimave; identifikim të viktimave të tregtisë me njerëz edhe në mesin e migrantëve ilegal; formim të një baze me të dhëna të viktimave); parandalimin(organizim të kampanjave për uljen e shfrytëzimit të shërbimeve nga viktimat e tregtisë me njerëz; përmirësim të gjendjes ekonomike të grupeve të rrezikuara, punësime); mbështetje të viktimave dhe migrantëve (identifikim, udhëzim dhe mbrojtje të viktimave të mundshme) dhe Ngritje të procedurës penale  për tregti me njerëz dhe kontrabandë me migrantë(formim të grupeve të posaçme hetuese).

Tregtia me njerëz, grupet e rrezikuara, trafikantët

Tregtia me njerëz përfshin regrutimin, transportimin, ruajtjen, pranimin, keqpërdorimin e njerëzve me qëllim eksploatimin e tyre. Eksploatimi përfshin të gjitha format e abuzimit seksual, punë a shërbim i detyruar, robërim apo heqje të organeve.

Grupet e rrezikuara janë: materialisht të pa siguruarit; persona të bashkësive të caktuara etnike; individë/ fëmijë të eksploatuar përmes punës; fëmijë që lypin; individë/fëmijë që kanë probleme familjare; fëmijë të përjashtuar nga procesi arsimor; fëmijë që jetojnë pa prindër, kujdestar; fëmijë të institucioneve; të mitur të lënë pas dore, kryerës të veprave të dënueshme, viktima të familjeve të dhunshme.

Ndryshe, gjatë një trajnimi me të rinj, u potencua se të rinjtë janë viktima të rrjetit të trafikantëve si pasojë e naivitetit dhe  mungesës së përvojës, ndërsa trafikantët manipulojnë kryesisht me konkurse pune, konkurse studimi, apo dashuri të pavërteta.

Portalb pret nga Ministria për punë dhe politikë sociale të dhëna për vitin e kaluar./Portalb.mk

LEXO: CIVIL reagon ndaj tregtisë me nuset shqiptare në Maqedoni (VIDEO)

Artikulli paraprakZviceranët votojnë sot për “dëbimin e të huajve kriminelë”
Artikulli vijuesFundamentalizmit Islamik në Shkup?! …Pyllëzimi i Shkupit me kryqa!