Era që nga mbrëmë filloi të fryjë në luginën e Shkupit e pastroi ajrin e ndotur. Prej mbrëmë pas orës 22 sipas matjeve, koncentrimi i grimcave PM10 janë nën kufirin e lejuar maksimal prej 50 mikrogramëve në metër kub.
Meteorologët paralajmërojnë dhe për sot se do të ketë erë të matur deri të përforcuar.
Ndotja në dy ditët e kaluara ishte disa herë më e madhe nga e lejuara. Vlera më të larta të grimcave PM10 janë matur në Lisiçe – 629 mikrogramë në metër kub.
Në dy ditët e parë të vitit të ri koncentrimet ishin mbi 200 dhe kanë arritur deri në 600 mikrogramë.
Masa për mbrojtje nga ndotja e ajrit shpall Qeveria dhe Qyteti i Shkup kur në dy ditë të njëpasnjëshme do të maten koncentrime mbi 200 mikrogram në të paktën dy stacione matëse.
Për shkak të ndotjes së ajrit, Qeveria dhe Qyteti i Shkupit i aktivizuan masat urgjente kundër ndotjes të cilat zgjasin deri në uljen e ndotjes së ajrit.