Veshkat janë ndër organet më kryesore për pastrimin e trupit tonë. Duke iu falënderuar atyre heqim nga trupi helmet dhe kripërat e shumta. Por edhe ato duhet kohë pas kohe t’i pastrojmë që të punojnë më mirë.
Do të thotë me kohë veshkat mbledhin krip dhe toksina, si dhe zall të hollë dhe guralecë. Këto janë të nevojshme të hiqen, në të kundërtën do të kemi probleme.
Një grusht me majdanoz të larë apo korijander priteni në copëza më të mëdha, vendosini në enë dhe hidhini ujë përmbi (aq sa të mbulojë fletët). Vendoseni në shporet të zihen për 10 minuta. Hiqeni nga shporeti, lëreni të ftohet (me kapak). Kullojeni dhe kur të ftohet pak vendoseni në frigorifer. Pijeni të ftohtë, një herë në ditë nga një gotë. Mund të bëni edhe çaj më të fortë në mënyrë që ta lëni për 30 minuta të rrijë i mbyllur.
Menjëherë pas disa ditësh do të vëreni se si urina iu është ndërruar, sepse trupi heq të gjitha helmet e mbledhura në veshka.
Gjithashtu, duhet të jeni të kujdesshëm në pirje, nëse dyshoni që në veshka keni guralecë. Ky çaj prej majdanozit do t’i ‘shtyj’ dhe do të keni nevojë të takoni mjekun. Karshi çajit të majdanozit, mos harroni që të pini më shumë ujë gjatë ditës në mënyrë që veshkat të punojnë më mirë.
Me majdanoz, pastrues të mirë të veshkave janë edhe mollët, limoni, shalqiri, ndërsa për vaj të ullirit thuhet që ndihmon në qitje të gurëve.
Edhe pse ky lëng është krejtësisht natyral, gjithsesi duhet ti shmangeni në shtatzëni dhe konsultohuni me mjekun.
Ky çaj rekomandohet të pihet dy herë në muaj si detoks i rregullt i trupit. Gjithashtu, është i shkëlqyeshëm për lehtësim të dhimbjeve menstruale./IN/kohaislame.com
You Might also Like
Bleta mbretëreshë jeton 5-7 vjet, në ndryshim nga bletët punëtore që jetojnë 7-8 javë?
Kjo ndodh sepse bleta mbretëreshë, ushqehet me qumësht blete i prodhuar nga bletët "infermiere", qumësht…
By
Redaksia
1 Min Read
Nënat e reja kanë memorie më të mirë
Një studim i fundit ka treguar se grat të cilat janë nëna kanë kujtesë më…
By
Redaksia
3 Min Read
Zbulohet ëmbëltuesi natyror që nuk përmban kalori
Konsumoni shumë ëmbëlsirat por keni frikë nga mbipesha. Ëmbëltuesi natyror ‘stevia’ që ndryshe nga panxhari…
By
Redaksia
2 Min Read
Çfarë është gripi i derrave dhe cilat janë shenjat e tij?
Gripi, i ashtuquajtur, i derrave (Swine Flu), është një sëmundje akute e rrugëve të frymëmarrjes,…
By
Redaksia
10 Min Read
Uthulla e molles e dobishme per shume gjera
Eshte melmese e pashmangshme per sallata, ndersa gjate pergatitjes se turshive sherben si mjet per…
By
Redaksia
7 Min Read
Besimi fetar dhe shëndeti mendor
Edhe pse nuk janë ndërtuar marrëdhënie të shëndosha mes fesë dhe psikologjisë përgjatë dy shekujve…
By
Redaksia
26 Min Read
