Patrikanën e ruan policia, Manastirin e Deçanit KFOR-i

Shefi i njësisë speciale të Policisë së Kosovës për sigurimin e objekteve kulturore dhe ato të trashëgimisë fetare në Kosovë, Drazho Bozhovic, u deklaroi medieve të Beogradit se Policia e Kosovës ka marrë nga KFOR-i rolin e sigurimit të Patrikanës së Pejës.

Ushtarët ndërkombëtar të KFOR-it tash sigurojnë vetëm edhe Manastirin e Deçanit, transmeton Koha.net deklaratën e Bozhovicit dhënë Tanjug-ut të Beogradit.

Sipas tij përbërja e njësisë që ruan Patrikanën është multietnike dhe ajo kujdeset për sigurinë e 24 objekteve kulturore e fetare në Kosovë. Po ashtu, sipas tij, pjesëtarët e EULEX-it e të KFOR-it janë të gatshme në çdo moment të ndihmojnë Policinë e Kosovës, nëse e kërkon nevoja.

Njësia speciale multietnike për mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë serbe e fetare ka rreth 200 policë dhe është fryt i bisedimeve të mëhershme ndërmjet Prishtinës e Beogradit.kohaislame

Artikulli paraprakSerbia po krijon “Republika Srpska” në Kosovë
Artikulli vijuesHakmarrja e Limajt ka filluar