Muhamed Zeqiri – Jemi mësuar të dëgjojmë folklorin patriotiko-kombëtar të partive politikeshqiptare gjithmonë kur e humbin rrugën, kur devijojnë nga parimet dhe gjithë atë që ua kanë premtuar popullit dhe elektoratit të vetë. Kështu dhe assesi ndryshe nuk mund ti kuptojë reagimet nervoze të partisë shqiptare në pushtet BDI, pas informatës që zbuloi ALSAT M, gjegjësisht planeve të fshehta të këtij subjekti që ti luajë pas shpine edhe USHT-së por edhe vetë shqiptarëve, të themelojë një universitet të ri me seli në SHKUP.
Asgjë kontestuese këtu nuk do të kishte nëse bëhej fjalë për iniciativë të sinqertë dhe me qëllime të mira. Cili është qëllimi i juaj, ta shfrytëzoni këtë për të mashtruar elektoratin në prag të zgjedhjeve? Të punësoni aty njerëzit e afërt me Ju e qe kanë ngelur pa ndonjë angazhim konkret? Të krijoni edhe një fabrikë për shpërndarje diplomash?
Shqiptarët kanë nevojë për Universitet, atë e kanë e fituar me gjak më 1994 , por vallë a e dëshironin një të këtillë në çka ju arritët ta shndërronit, në Universitetpartiak, në Universitet ku parësore do të jenë interesat e individëve të caktuar të afërt me Ju , ku cilësia dhe kualiteti nuk do të ketë asnjë vlerë, e shndërruat në fabrikë ku militantët Tuaj do të pajiseshin me një copë diplome që Ju nesër ti punësonit e ata të qëndrojë në shtëpi dhe kur të vijë koha të votojnë të vrasin apo vdesin për JU.
Universitete të këtilla nuk na nevojiten të nderuar.
Kualiteti që ka ofruar USHT-ja para ardhjes tuaj në pushtet ka qenë shumë më i lartë e nderuara BDI. Atëherë kur ka vepruar ilegalisht nëpër shtëpitë e Reçicës së Madhe me profesor nga Kosova e Shqipëria.
Shoh tendenca se dikush tenton këtë informatë që publikoi ALSAT M ta interpretoj se paskemi qenë kundër shqiptarëve të Shkupit. JO të nderuar, shkupjanet meritojnë pak më shumë se një Universitet . Meritojnë subjektet e tyre që i përfaqësojnë këtë ta bëjnë me dinjitet e të vijnë me seli këtu në kryeqendrën e Dardanisë e mos të rrinë nëpër fshatra të strukur aty.
I lexoj këto dy ditë reagimet që vijnë nga BDI-ja dhe nuk më besohet çfarë lexoj. Thirren në parime kombëtare, thirret subjekti që ka shkelur pothuajse çdo parim kombëtar.
“Lufta mediatike dhe jo mediatike ndaj BDI-së kohëve të fundit fare nuk ka të bëj me parime kombëtare e politike, apo me interes publik, por, ajo është kryekëput e nxitur për motive të ulëta të interesit politik ditor dhe atij ekonomik dhe motive që kanë të bëjnë me dëmtimin e indit politik shqiptar dhe promovimin e të a.q. konceptit qytetar i njohur si doktrina e Fërçkovskit, ku shqiptarët do jenë individë të “ndershëm” të subjekteve politike maqedonase”, shkruan partia e Ahmetit.
Paramendoni na flet për shqiptarë të ‘ndershëm’ dhe interesa ekonomike subjektii cili ndershmërinë dhe përuljen ndaj Gruevskit e ka mbi të gjitha, asgjë tjetër tërë këto vite në pushtet nuk i intereson përveç se lekut.
Shkojnë edhe tutje duke na përkujtuar në 2001 dhe parimet e politikëbërjes pas këtij konflikti, se të drejtat individuale burojnë në kuadër të komunitetit që i takon e jo duke qenë shtojcë e ndershme e partive maqedonase.
BDI mendon se ne dhe populli kemi harruar çfarë koncepti tentoi të promovojë po ky subjekt duke hapur degët e saj në Shtip, Koçanë e gjetiu duke arrit deri të Kolë Dijamanti.
Asgjë të keqe edhe në një koncept të tillë nuk ka, e ardhmja e këtij shteti është po ky koncept ai qytetar, por të paktën Ju të nderuar definoni, bëni të qartë opinionit se cili është koncepti i juaj politik? Na tregoni, kush shkeli parimet e pas 2001? Kujt po i shërbeni JU,
për çka po luftoni tërë këto vite duke qenë në pushtet?
Për çfarë Maqedonia ju po angazhoheni?
PATRIOTIZMIT TUAJ I KA DALË BOJA!!!
Një fjalë popullore thotë, gjysmë mjeku mund të marrë në qafë një apo disa individë, një gjysmë hoxhe apo mësuesi e merr në qafë një popull. Neve nuk na duhen të këtillë, ne duhet të mundësojmë të prodhojmë kuadro kualitative që do të edukojnë gjenerata të tëra.
“Një popull që fle, vdes!”, ka thënë i madhi Ismail Qemali. Ju nuk do të arrini të na veni në gjumë.
E vetmja e mirë është dituria dhe e vetmja e keqe është injoranca. Ne jemi për dituri e JU? /albeu.com/