Zv.kryetarja e grupit të ekstremit të djathtë Britain First ka udhëhequr një “patrullë të krishterë” nëpër rrugët e Luton, duke fyer myslimanët që jetojnë atje.
Duke mbajtur kryqe të mëdha të bardha, grupi, që drejtohej nga Jayda Fransen, shfaqet në video duke marshuar nëpërmjet qytezës Bedfordshire.
Ajo i drejtohet një gruajë myslimane, që ndodhej aty së bashku me dy fëmijët e saj, duke i thënë mamasë së shokuar se arsyeja se përse ajo është e mbuluar nga koka në këmbë është sepse “burrat myslimanë nuk arrijnë t’i kontrollojnë dot epshet e tyre”.
Znj. Fransen i thotë gjithashtu shitësit të një dyqani se Muhamedi është një “profet fallso”, në videon që është parë mbi 2 mln herë në YouTube.