Alarm për burrat shtatlartë, janë në rrezik të madh shëndetësorë

Dihet se mbipesha është një faktor i rrezikshëm për krijimin e grimcave ose mpiksje të gjakut. Por tani thuhet se edhe shtatlartësia mund të jetë një tjetër faktor. Autorët e studimit mblodhën të dhëna nga më shumë se 26 mijë burra për gati 13 vjet. Për këtë studim u përzgjodhën burra të gjatë 1 metër e 80 cm dhe të shkurtër 1 metër e 60 cm. Gratë ishin të gjata 1 metër e 70 cm, ndërsa ato shtatshkurtra 1 metër e 50 cm. Gjithashtu mes pjesmarrësve kishte mbi peshë dhe me peshë normale trupore

Studiuesit zbuluan se burrat shtatlartë me peshë normale ishin 2 herë e gjysmë më në rrezik të prekeshin nga mbiksja e gjakut, në krahasim me burrat shtatshkurtër. Por tek gratë shtatlarte ky rrezik nuk ishte më i madh në krahasim me gratë shtatshkurtra, përderisa të gjitha kishin peshë trupore normale.

Megjithatë, rreziku për mpiksje gjaku shtohej për çdo grup, pavarësisht nga shtatlartësia apo gjinia, nëse ishin mbi peshë.

Ekspertët thonë se rezultatet e studimit nuk mund të përgjithësohen për të gjithë njerëzit, sepse pjesmarrësit në studim ishin përzgjedhur nga një qytet i vetëm. Sudimi u krye nga shkencëtarë të Universitetit Tromso në Norvegji.

Artikulli paraprakZbulohet telegrami i dorëheqjes së Ismail Qemalit
Artikulli vijuesSfidat që çdo çift modern duhet t’i kalojë para martesës