TV me ekran të lakuar nga Samsung, i gatshëm për shitje

Një prej teknologjive më inovative të Samsung tani është e gatshme për shitje në dyqanet e kompanisë të cilat ndodhen në Korenë e Jugut.

Televizori me xham të lakuar Samsung Curved OLED TV është lajmëruar për herë të parë në fillim të këtij viti, mirëpo në atë kohë Samsung kishte refuzuar të spekulonte mbi datat e lansimit apo cmimin e këtij prototipi.

Ndërsa tani dihet; Curved OLED TV me ekran prej 55 inçëve shitet për rreth 13,000 dollarë.

Kjo pajisje nuk është e para e llojit të vet e cila lansohet në treg. LG ka lansuar një televizor me xham të lakuar, muaj më parë, poashtu në Kore./portalb/kohaislame

 

Artikulli paraprakAromat e rënda: Ja 10 mënyra për t’i larguar ato
Artikulli vijuesSony Xperia Z Ultra mund të përdoret nën ujë