Peshon 31 gramë, bateria i zgjat 30 orë

iPod Nano i ri është pajisje e paketuar në mënyrë të përkryer. Kompania “Apple” është munduar që versioni i shtatë i këtij media player-it të popullarizuar ta justifikojë çmimin e lartë, kështu që pajisjen në fjalë e përbën dizajni i bukur dhe shumë funksione interesante. iPod Nano i ri ka gjerësinë 5.4 mm dhe peshon gjithsejtë 31 gramë, që e bënë njërin nga media player-t më të hollë dhe më të lehtë në botë.

Fizikisht shumë të kujton në iPod Touch, megjithatë për dallim nga ai është dukshëm më i vogël dhe nga ana harduerike i bërë krejt ndryshe. Konkretisht bazën e iPod Nano-s e përbënë ekrani Multi-Touch me diagonale 2.5 inç me rezolucioni maksimal të punës prej 240×432 pikselë.

Gjëja e shkëlqyeshme te iPod Nano i ri është që media player ka “Home button”, tasti të cilin deri më tani e kemi parë në iPhone, iPod Touch player dhe tablotë iPad, dhe me anë të të cilit gjithmonë ktheheni në menynë bazë të përdorimit. Është interesante që ky player e ka baterinë me autonomi të madhe punuese, 30 orë audio dëgjime dhe 3.5 orë shikim të videove.

Nga karakteristikat tjera harduerike vlen të veçohet adapteri Bluetooth dhe dëgjueset e reja “EarPods”, falë të cilave mund të llogarisni në zë të shkëlqyeshëm dhe tone të qarta, toni është i tillë që deri më tani nuk keni mundur ta dëgjoni në player-e. Nga ana softuerike kjo pajisje është specifike për atë që shfrytëzon OS e dizajnuar veçanërisht për të. Kjo pajisje posedon karakteristikat e nevojshme për punë, si audio dhe video player, aplikacioni për mbështetjen e radios, foto-editorin dhe fitnes qendrën. Vetë platforma është e thjeshtë për punë. /zeri/kohaislame

Artikulli paraprakZhvillohet thjerrëza për përmirësimin e shikimit
Artikulli vijuesMorsi tërhiqet nga dekreti, jo nga referendumi