Angry Birds Space Utopia vjen edhe në Android

Para një jave, Angry Birds Space ka marrë një freskim të ri – episodin Utopia.

Kjo lojë ka sjellur nivele të reja të Angry Birds Space, dhe ky azhurnim vjen falas për përdoruesit.

Më herët kjo ishte bërë e mundshme vetëm për pronarët e pajisjeve të Apple, sistemin operativ iOS, ndërsa tani koha ka ardhur që ky freskim i lojës më të famshme mobile të arrijë edhe në Android.  

Angry Birds Space me shtesën e re – Utopia, mban shumicën e përmbajtjes sin ë iOS, ndërsa nëse dëshironi ta provoni këtë, vizitoni Google Play dhe merreni lojën me risitë që ka sjell tani. / Telegrafi / kohaislame /

Artikulli paraprakITALI: SITUATA NË SIRI RREZIKON TË DEGJENEROJË NË GJENOCID
Artikulli vijuesRasmusen: NATO nuk do të ndërhyjë ushtarakisht në Siri