Siri: Avionët luftarakë bombardojnë zonat e opozitarëve

Opozitarët kanë shpërndarë në një rrjet social në internet pamjet, ku avionët luftarakë sirianë duken duke qëlluar nga ajri lagjet periferike të Damaskut.

Forcat të varura nga regjimi i Esadit vazhdojnë të bombardojnë nga ajri lagjet ku ndodhen opozitarët.

Opozitarët kanë shpërndarë në një rrjet social në internet pamjet, ku avionët luftarakë sirianë duken duke qëlluar nga ajri lagjet periferike të Damaskut.

Ndërsa në një video tjetër të ardhur nga Siria duken ndërtesat e kthyera në gërmadhë pas sulmeve ajrore në qytetin Humus.

Kurse në një video tjetër kamera ka filmuar dëmet e mëdha që ka pësuar qyteti antik Palmira, i cili ndodhet afër Humusit dhe ka një rëndësi të madhe historike.

Artikulli paraprakPD: Do të vazhdojë punën drejt një Shqipërie digjitale të zhvilluar
Artikulli vijues"Lufta e Ftohtë" mbaroi, ajo e spiunëve ende jo