PD paralajmëron mocion në Kuvend kundër Metës

Opozita pritet të dorëzojë në Kuvend një mocion mosbesimi për kryeparlamentarin Ilir Meta, fill pas akuzave të djeshme të deputetit Tom Doshi, se Meta ka paguar për vrasjen e tij dhe të deputetit të PD-së, Mëhill Fufi.

Mocioni u la të kuptohej sot gjatë fjalës së Bashës në mbledhjen e grupit.Nuk dihet nëse kërkesa për mocion do të depozitohet në seancën e së enjtes, por ajo është paralajmëruar sot në mbledhjen e përjavshme të grupit demokrat. PD kërkoi dorëheqjen e Ilir Metës dhe vënien e tij në dispozicion të Prokurorisë. kohaislame

Artikulli paraprakKosova dhe BE-ja diskutojnë për bujqësi, pylltari, peshkatari dhe siguri të ushqimit
Artikulli vijuesSHBA: Vidhet ari në vlerë prej 4 milionë dollarëve