PD prezanton tre kandidatët e parë për kryetarë komunash

Kryetari i Partisë së Drejtësisë (PD), Ferid Agani, ka prezantuar tre kandidatët e parë për kryetarë komunash për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.
Avdullah Klinaku, është kandidat për kryetar të Vushtrrisë, Avni Tafili kandidat për Kaçanik dhe Bajram Treshani, kandidat për Therandë.

Kryetari i PD-së, Ferid Agani, ka thënë se në ditët e ardhshme do të prezantojnë edhe pesë kandidatë tjerë për kryetarë komunash. Ai ka thënë se në komunat ku nuk do të garojnë për kryetarë komunash, do të vendosin më vonë se cilën nga partitë politike do ta mbështesin. Agani ka thënë se PD-ja po forcohet në skenën politike.

Artikulli paraprakFacebook sot vlen 100 miliardë dollarë!
Artikulli vijuesEkspertët e OKB-së e përfunduan hetimin në Siri