Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, thotë se pushtetit aktual po i vjen fundit.
Veprimet e fundit të partnerëve të koalicionit, ai i vlerëson si joligjore dhe joprocedurale. Këto veprime, sipas tij, janë tregues se vendi po shkon në zgjedhje dhe ata ndërkohë po përgatitën për opozitë.
Selimi përmend ndër të tjera, dorëheqjen e drejtorit të AKI-së, i cili sipas tij, ka qenë i detyruar. Poashtu ai i referohet edhe emërimit të drejtorit të Doganave, transmeton ‘Indeksonline’.
“Emërimi i dy posteve të larta, ai i Drejtorit të i AKI-së dhe ai i Doganave të Kosovës është tregues se si e ndajnë “tortën” e pushtetit partnerët e koalicionit në fund të mandatit të tyre. Duke mos i besuar njëri-tjetrit, atyre iu desh që këto emërime të i bëjnë njëkohësisht, brenda së njëjtës ditë”, ka shkruar ndër të tjera Selimi në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i Selimit:
VEPRIMET E PUSHTETIT NË FUND TË MANDATIT
dhe
PËRGATITJET QË TË KALOJNË NË OPOZITË
Duket që sundimit të pushtetit aktual po i vie fundi. Veprimet e ngutshme, joligjore dhe joprocuderiale të pushtetit PDK-LDK-Lista SERBE, jane tregues që Kosova po shkon drejtë zgjedhjeve. Aq më tepër, kur ata në ndërkohë po pergatiten për opozitë, duke mos lënë asnjë rast pa e përdorur e keqpërdorur që në krye të institucioneve të rëndësishme t’i vënë personat e tyre.
Ndër shumë veprime tjera të ngjashme, është edhe detyrimi për t’u dorëhequr i Drejtorit të AKI-së dhe emërimi i tjetrit në mënyrë shumë të ngutshme, pa i kaluar procedurat e nevojshme të verifikimit të Sigurisë. Kjo ndodhi njëkohësisht edhe me emërimin e Drejtorit të Doganave të Kosovës. Në të njëjtën ditë u emëruan dy poste të larta në krye të dy institucioneve shumë të rëndësishme të shtetit.
Emërimi i dy posteve të larta, ai i Drejtorit të i AKI-së dhe ai i Doganave të Kosovës është tregues se si e ndajnë “tortën” e pushtetit partnterët e koalicionit në fund të mandatit të tyre. Duke mos i besuar njëri-tjetrit, atyre iu desh që këto emërime të i bëjnë njëkohësisht, brenda së njëjtës ditë.
Në të njëjtën kohë ndodhi edhe emërimi i Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme duke e shkelur ligjin përkatës dhe procedurat e parapara për emërimin e Sekretarit të Perhershëm të një ministrie.
Këto veprime, e në vecanti tentimet për ta ri-proceduar Marrëveshjen e dështuar për Demarkacionin me Malin e Zi, si dhe tendencat për themelimin e ‘Zajednicës’, janë përpjekjet e fundit të koalicionit PDK-LDK-Lista SERBE që ta shfrytëzojnë kohën e shkurtër të mbetur para se te kalojnë në opozitë.
Të gjitha këto veprime janë të dëmshme dhe pameduara mirë, në vecanti të njërës nga ato. Ata vetëm një gjë duket se e kanë llogaritur saktë – QË NË MANDATIN E ARDHSHËM DO TË JENË NË OPOZITË.
Po, veprimet joligjore për aq sa ishin në pushtet nuk nënkupton amnisti edhe atëherë kur të jenë në opozitë.
Ata (pushtetarët) do të shkarkohen nga detyrat, por jo edhe nga përgjegjësia për atë cfarë kanë bërë për aq sa ishin në pushtet.