Barani: Francezët thoshin, veriu është Serbi

Kryetari i KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani ka mbështetur deklarimet e ish-komandantit të KFOR-it, Klaus Reinhardt se pwr ndarjen e pjesës veriore tw Kosovës u përkujdesen ndërkombëtarwt. Në një prononcim, Barani ka theksuar se në regjistrat e KMDLNJ-së ka shumë deklarata të banorëve shqiptarë të pjesës veriore, të cilët pretendonin se kishte ushtarë francezë të KFOR-it që u thoshin të shkonin në jug, sepse ‘veriu ishte Serbi’.

Aktivisti shumëvjeçar për të drejtat e njeriut, Halit Barani ka deklaruar se megjithatë është shumë vonë për ta pranuar fajin për ndarjen e qëllimshme politike të pjesës veriore të Kosovës.

“Edhe Reinhardt ose dikush tjetër në hierarkinë e forcave ndërkombëtare nuk mund ta shfajësojë veten dhe ta hedhë fajin krejtësisht te dikush tjetër“, ka thënë Barani për Telegrafin.

Ai mendon se deklarata të tilla janë emocionale dhe nuk kanë të bëjnë me ndonjë përgatitje psikologjike për dialogun politik për veriun. Sipas Baranit, nuk pritet që dialogu të rezultojnë me shuarjen e institucioneve të Serbisë në veriun e Kosovës.

“Praktika e deritashme nuk na lejon që të besojmë se do të ketë rezultate pozitive në favor të shtrirjes së sovranitetit të në veri të vendit. Edhe përpara kemi pasur deklarata boshe se veriu është pjesë e jona dhe do të jetë ashtu. Por, nuk është bërë asgjë”, ka thënë Barani.

Kryetari i KMDLNJ-së në Mitrovicë, Halit Barani është i njohur për angazhimin për të dokumentuar krimet të janë bërë gjatë luftës në pjesën veriore të Kosovës. Ai gjithashtu ka mbledhur vazhdimisht dëshmi të banorëve shqiptarë të pjesës veriore, të cilët janë viktima të ndarjes së qytetit të Mitrovicës. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakSëmundjet që nuk kanë simptoma për një kohë të gjatë dhe që vështirë zbulohen
Artikulli vijuesPër dhjetë vjet, Britania ka arritur një milion e gjysmë muslimanë të ri